Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë sot se është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë.
Në raportimin në Komisionin parlamentar për ekonomi, ajo ka thënë se falë masave qeveritare është rritur numri i bizneseve në Kosovë, po ashtu edhe investimet e huaja.
Ministrja Hajdari para deputetëve ka folur edhe për rritje të inspektimeve, me ç’rast, ka potencuar se është shtuar numri i inspektorëve.