Mijëra haitianë demonstruan të hënën në Port-au-Prince për të protestuar kundër qeverisë dhe thirrjes së saj për ndihmë të huaj për t’u marrë me pasigurinë endemike, një krizë humanitare dhe një epidemi kolere në rritje.
Një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për vendosjen e menjëhershme të një force speciale të armatosur ndërkombëtare në Haiti për të ndihmuar shtetin e goditur nga kriza, demonstrata në kryeqytet u shoqërua me dhunë, me policinë që përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, tha korrespondenti i AFP.
Disa persona u qëlluan dhe një person u raportua se ishte vrarë gjatë mitingjeve. Protestuesit fajësuan policinë për fatalitetin.
“Është një krim i kryer nga policia. Kjo vajzë e re nuk përbënte asnjë kërcënim. Ajo u vra duke shprehur dëshirën e saj për të jetuar me dinjitet”, tha një tjetër protestues, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij.
Haiti prej disa javësh është skenë e demonstratave të dhunshme dhe plaçkitjeve, pas njoftimit nga kreu i qeverisë për rritje të çmimit të karburanteve./UBTNews/