Në Haiti është formuar qeveria e re, teksa vendi po synon të rikthejë rendin në shtetin i cili u shkatërrua si pasojë e dhunës nga bandat.
Kabineti i ri do të ketë përbërje tjetër nga qeveria e kaluar e ish-kryeminstrit Ariel Henry, i cili u detyrua të japë dorëheqje në fillim të këtij viti nga bandat që kontrollojnë pjesë të mëdha të Haitit.
Njoftimi për formimin e kabinetit të ri vjen vetëm dy javë pasi këshilli i qeverisë kalimtare të vendit emëroi si kryeministër të përkohshëm Garry Conille.
Formimi i një kabineti në Haiti është shenjë e mëtejshme e përpjekjeve për të rikthyer njëfarë stabiliteti politik në një komb të rrënuar nga dhuna dhe pasiguria për shumë muaj./UBTNews/