UBT News

Hailey Bieber flet për Selena Gomez: Nuk ka rivalitet aty ku nuk ka frymëzim

Hailey Bieber ka folur për krahasimet e vazhdueshme mes saj dhe Selena Gomez, duke theksuar se nuk ekziston rivalitet mes tyre dhe se nuk ndjen konkurrencë me njerëzit që nuk e frymëzojnë.

Modelja dhe biznesmenja dha një intervistë për revistën “WSJ Magazine”, ku komentoi për mënyrën se si fansat shpesh e krahasojnë me ish-partneren e bashkëshortit të saj, Justin Bieber.

Ajo tha se e shqetëson veçanërisht kur njerëzit përpiqen ta vendosin në një “përballje” me gra të tjera.

“Është gjithmonë bezdisëse të të detyrojnë të konkurrosh me të tjerët. Nuk e kam kërkuar kurrë këtë. Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar dhe kanë krijuar tashmë një histori për ty në mendjet e tyre, nuk mund ta ndryshosh atë,” tha Hailey.

Ajo shtoi: “Unë besoj se ka vend për të gjithë. Nuk ndihem konkurruese me njerëzit që nuk më frymëzojnë.”

Për disa fansa të Gomez, kjo frazë u pa si një referencë indirekte për të.

Kujtojmë se Justin Bieber dhe Selena Gomez ishin në një lidhje afatgjatë përpara martesës së tij me Hailey, dhe gjatë një ndarje të shkurtër mes çiftit, kishte qarkulluar edhe thashethemet se ish-lidhja e tyre mund të rikthehej. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version