Modelja dhe themeluesja e markës Rhode, Hailey Bieber, ka folur hapur për përvojën e saj si nënë dhe bashkëshorte në botën e famës, në një intervistë të re për GQ.
Hailey, 28 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, 31 vjeç, janë përpjekur të ruajnë ekuilibrin mes jetës familjare dhe karrierave të tyre.
“Po i marrim gjërat me qetësi, pa u nxituar,” u shpreh ajo. “Të dy jemi shumë mbrojtës ndaj djalit tonë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Jeta jonë është publike, ndaj do të përballemi me çdo gjë kur të vijë momenti.”
Çifti, që ka një djalë 15-muajsh e duket se ka gjetur mënyrën e duhur për të ndarë me publikun vetëm aq sa dëshirojnë nga jeta private.
“Jam shumë e qetë me mënyrën se si po e menaxhojmë këtë,” shtoi ajo, duke theksuar se Justin është mbështetësi më i madh, edhe në aspektin profesional:
“Burri im përdori produktet e Rhode që në fillim dhe i adhuron. Madje kam shumë miq meshkuj që janë po aq të fiksuar pas tyre.”
Hailey pranoi se ka ndihmë në kujdesin për djalin, diçka për të cilën nuk ndjen aspak ndrojtje: “Nuk do të mund të bëja gjithçka që bëj pa ndihmë, dhe jam shumë mirënjohëse për këtë.”
Sipas saj, sekreti i marrëdhënies është i thjeshtë: “Shumë dashuri, mbështetje dhe durim, pa presion e nxitim.” /A.Z/UBT News/
