UBT News

Hagë: Hapet hetimi për pushtimin rus të Ukrainës

Një hetim ndërkombëtar për pushtimin rus të Ukrainës është hapur zyrtarisht në Hagë këtë mëngjes.

Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) do të punojë së bashku me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për të mbledhur prova për rastet e mundshme kundër udhëheqësve ushtarakë dhe politikë rusë, të cilët konsiderohen përgjegjës për luftën.

Zyra përfshin prokurorë ukrainas dhe pritet të synojë rreth 22 zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë, sipas ekspertëve ligjorë.

ICC lëshoi një urdhër për arrestimin e Vladimir Putin në mars për krimin e dyshuar të luftës: deportimin e fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Një politikan i lartë rus së fundmi, ka deklaruar se rreth 700,000 fëmijë ishin zhvendosur nga zonat e konfliktit në Ukrainë në territorin rus, sipas tij, për mbrojtjen e tyre./UBTNews/

Exit mobile version