Bashkimi Evropian është afër marrëveshjes për një embargo ndaj naftës ruse, deklaroi Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, të hënën mbrëma.
“Ne do të bëjmë përparim brenda ditëve”, tha ai.
Por ai shtoi se një ndalim i tillë nuk do ta dëmtonte menjëherë Rusinë pasi rritja e çmimeve globale të naftës nënkupton se ajo po fitonte më shumë për vëllime më të ulëta.
Në vend të kësaj, tha Habeck, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë një propozim për të kufizuar çmimet globale të naftës – një “masë e pazakontë”, pranoi ai, para se të shtonte se “këto janë kohë të pazakonta”.
Rusia furnizon 40% të gazit natyror të BE-së dhe 27% të naftës së saj të importuar – BE-ja i paguan vendit afërsisht 400 miliardë euro në vit për këtë furnizim./UBTNews/