Qyteti holandez i Haarlemit do të ndalojë të gjitha reklamat nga vendet publike për shkak të ndikimit klimatik të ushqimit. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga viti 2024.
Mocioni i hartuar nga GroenLinks – një parti politike e gjelbër – është përballur me kundërshtimin e sektorit të mishit dhe ata që thonë se është kundër lirisë së shprehjes.
OKB thotë se kafshët prodhojnë më shumë se 14% të të gjitha gazeve serrë të prodhuara nga njeriu, përfshirë metanin.
“Mishi është shumë i dëmshëm për mjedisin. Ne nuk mund t’u themi njerëzve se po përballemi me krizë klimatike dhe t’i inkurajojmë ata që blejnë produktet e saj”, deklaroi Ziggy Klazes, këshilltar nga GroenLinks që hartoi mocionin, për gazetën Trouw.
Qeveria e qytetit me 160 mijë banorë thotë se ende nuk është vendosur nëse mishi i prodhuar në mënyrë të qëndrueshme do të përfshihet në reklamat e ndaluara.
Propozimi u mbështet edhe nga deputetët e partisë Sfida Demokristiane./UBTNews/