Guvernatori i rajonit Luhansk të Ukrainës në lindje të vendit u ka kërkuar banorëve të evakuohen.
Në kanalin e tij në Telegram, Serhiy Gaidai apeloi njerëzit të evakuohen dhe “të zgjedhin të jetojnë” pasi njoftoi se një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve ruse në qytetin e Kreminës.
Ai shtoi se 32 mijë banorë janë evakuuar në trena dhe autobusë, dhe u kërkoi edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën./UBTNews/