UBT News

Guterres: Ukraina është në zjarr

 Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi se Ukraina po përballet me një katastrofë të tmerrshme humanitare, ndërsa  Rusia po bën një luftë që ka potencialin të përhapet përtej kufijve të vendit.

“Ukraina është në zjarr. Përshkallëzimi i mëtejshëm i luftës, qoftë rastësisht apo i projektuar, kërcënon të gjithë njerëzimin”, tha Guterres në selinë e OKB-së në Nju Jork.

“Perspektiva e konfliktit bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tani është brenda sferës së mundësisë. Mbrojtja dhe siguria e objekteve bërthamore po ashtu duhet të ruhen. Është koha për të ndaluar tmerrin e lëshuar mbi popullin e Ukrainës dhe për të kaluar në rrugën e diplomacisë dhe paqes”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së tha se ai ka qenë në kontakt me udhëheqësit e Kinës, Francës, Gjermanisë, Indisë, Izraelit dhe Turqisë për të punuar në përpjekjet ndërmjetësuese.

Sipas OKB-së, të paktën 596 civilë janë vrarë dhe rreth 1 100 të tjerë janë plagosur që fillimi i luftës në Ukrainë.

Sipas UNHCR-së, rreth 2,8 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje.

Guterres njoftoi se OKB-ja do të sigurojë 40 milionë dollar[ shtesë në ndihmë humanitare për të ndihmuar ata që janë prekur më rëndë nga konflikti.

Exit mobile version