Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje sot për organizimin e korridoreve humanitare në Ukrainë për njerëzit që duan të largohen nga Mariupol, Kharkov dhe qytete të tjera në zonën e luftës.
“Është absolutisht e nevojshme të vendoset një ndërprerje në luftime në Ukrainë për të mundësuar kalimin e sigurt të civilëve nga Mariupol, Kharkov dhe Sumy, si dhe të gjitha vendet e tjera të prekura nga konfliktet. Është gjithashtu e nevojshme të sigurohet kalimi i ushqimit humanitar shpëtimtar për ata që kanë mbetur”, shkroi Guterres në Twitter.
Ndërkohë, dërgesa e parë e furnizimit mjekësor urgjent nga Mjekët pa Kufij ka mbërritur në Kiev, tha organizata ndërkombëtare humanitare në një deklaratë.
Furnizimet përfshijnë komplete kirurgjikale, komplete traumatike, medikamente për sëmundjet kronike dhe pajisje për viktima masive. Ato do t’u dhurohen spitaleve lokale në qytet dhe në qytete të tjera më në lindje të Ukrainës.