UBT News

Guterres: Pa natyrë nuk kemi asgjë

“Pa natyrë, ne nuk kemi asgjë”. Ky është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, i cili ka hapur samitin e biodiversitetit COP15.

Shkencëtarët, avokatët e të drejtave dhe delegatët nga afro 200 vende u mblodhën në Kanada këtë javë për të trajtuar një nga çështjet më urgjente mjedisore në botë: humbjen e biodiversitetit dhe çfarë mund të bëhet për ta kthyer atë.

Guterres tha se shkenca tashmë na ka dhënë arsye të mjaftueshme për t’u bashkuar dhe për të luftuar ndryshimet klimatike. Ai tha se “lufta e njerëzimit kundër natyrës është në fund të fundit një luftë kundër vetvetes”.

Komisioneri Evropian për Mjedisin, Virginijus Sinkevičius mbështeti mesazhin, duke bërë thirrje për një marrëveshje globale./UBTNews/

Exit mobile version