Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për “mbështetje masive ndërkombëtare” për Somalinë, e cila po përballet me thatësirën më të keqe në dekada.
Gjatë një konference të përbashkët me presidentin Hassan Sheikh Mohamud pas vizitës së tij në vend, Guterres u tha gazetarëve në kryeqytetin Mogadishu se erdhi në Somali “për të dhënë alarmin” mbi nevojën e vendit për mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare.
Qe pesë sezone, Somalia, Kenia dhe Etiopia janë përballur me thatësirën më të keqe në katër dekada, duke zhdukur bagëtinë dhe të korrat dhe duke detyruar të paktën 1.7 milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të ushqimit dhe ujit.
Ndërsa pragjet e urisë nuk janë arritur në Somali, OKB-ja ka thënë se rreth gjysma e popullsisë së saj do të ketë nevojë për ndihmë humanitare këtë vit, me 8.3 milionë të prekur nga thatësira.
OKB-ja ka nisur një thirrje prej 2.6 miliardë dollarësh për ndihmë humanitare, por Guterres tha se apeli është vetëm 15 për qind i financuar./UBTNews/