UBT News

Gustavo Petro: Ish-rebeli kolumbian inaugurohet si president

Gustavo Petro mori detyrën duke premtuar se do të arrijë paqen me grupet e armatosura dhe do të luftojë pabarazinë dhe ndryshimet klimatike.

Gustavo Petro, një ish-luftëtar rebel, është betuar si presidenti i parë i krahut të majtë të Kolumbisë.

Ish-anëtari i grupit të armatosur M-19 bëri betimin e tij në Bolivar Plaza të Bogotës të dielën pasdite, duke u zotuar të bashkojë vendin e polarizuar në luftën kundër pabarazisë dhe ndryshimeve klimatike dhe të arrijë paqen me grupet rebele dhe bandat e krimit.

Inaugurimi i tij u ndoq nga rreth 100,000 të ftuar, duke përfshirë mbretin spanjoll Felipe VI, të paktën nëntë presidentë të Amerikës Latine dhe kolumbianë të tjerë të ftuar nga Petro.

“Unë nuk dua dy vende, ashtu siç nuk dua dy shoqëri. Unë dua një Kolumbi të fortë, të drejtë dhe të bashkuar”, tha Petro.

Ai bëri thirrje gjithashtu për një strategji të re ndërkombëtare për të luftuar trafikun e drogës, duke thënë se lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër drogës ka dështuar.

Ai poashtu foli rreth klimës, duke bërë thirrje që të luftohet ndërkombëtarisht, por veçanërisht nga vendet që emetojnë më shumë gazra serë, shtoi Petro, duke thënë se Kolumbia do të kalojë në një ekonomi pa qymyr ose naftë./UBTNews/

Exit mobile version