Guri më i madh në botë në veshkë i është hequr një pacienti në Shri Lanka – dhe ka madhësinë e një grejpfruti.
Me gjatësi 13 centimetra dhe peshë 801 gram (1,76 lbs), guri në veshka theu dy rekorde të mëparshme botërore dhe u hoq nga mjekët në Shri Lanka më 1 qershor.
Më parë, rekordet ishin 13 centimetra për gjatësi, që u shënua në Indi në vitin 2004 dhe 620 gramë për peshë që u shënua në Pakistan në vitin 2008, sipas Rekordeve Botërore Guinness.
Gurët përbëhen nga copa të forta materiali që kristalizohen në veshka, ureter ose fshikëz për shkak të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë./UBTNews/