UBT News

​Guri: Haxhiu ishte në seancë gjyqësore për sulm ndaj Kuvendit

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit të Kosovës, as në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Madje Guri tha se kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ishte sot në një seancë gjyqësore, siç tha ai për sulmin ndaj këtij institucioni.

Haxhiu ishte sot në seancë gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, mirëpo që e njëjta dështoi në mungesë të akuzuarve të tjerë.

Sot s’besoj se mund të ketë zgjidhje pasi kandidatja për kryetare të Kuvendit është në një seancë gjyqësore ku po gjykohet për sulmin që ia ka bërë këtij institucioni. Është duke u ndëshkuar Kosova dhe populli dhe fatkeqësia më e madhe është kjo. S’ka lidhje se cila parti ndëshkohet përderisa populli i Kosovës është duke u ndëshkuar prej 9 shkurtit”, tha ai.

Sot Kuvendi po tenton për herë të 36-të të konstituojë Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version