Një punë e mirë që meriton përkrahje.
Ka nisur rikthimi i kalldrëmit në qendër të Vushtrrisë për t’ia rikthyer identitetin Vicianës së lashtë.
“Gurë, gurë po fillojmë rikthimin e kalldrëmit në qendër të Vushtrrisë për t’ia rikthyer identitetin Vicianës së lashtë”, shkruan në Facebook kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Shumë sheshe e rrugë në qendra të vjetra urbane janë shkatërruar me vendosjen e asfaltit dhe fshirjen e një pjese të rëndësishme të trashëgimisë, kulturës e identitietit tonë me heqjen e kalldrëmit./UBTNEWS