UBT News

Guinea shpall fundin e virusit Marburg

Shpërthimi i virusit vdekjeprurës ‘Marburg’ në Guinea ka përfunduar zyrtarisht, kështu treguan
autoritetet shëndetësore të enjten, më pak se gjashtë javë që kur u zbulua rasti i parë, transmeton UBT News.

Asnjë rast i ri nuk u konfirmua nga punonjësit e shëndetësisë që monitoruan 170 kontaktet me
rrezik të lartë të pacientit të parë, i cili u diagnostikua pasi iu nënshtrua etheve hemorragjike
shumë infektive.

Përhapja e këtij virusi erdhi dy muaj pasi që shteti shpalli veten si të ‘lirë’ nga virusi Ebola.

“Sot ne mund të tregojmë ekspertizën që pësoi rritje në reagimin ndaj shpërthimit në Guinea
dhe ndikoi që në rajon të shpëtohen jetë, po ashtu që jemi përmbajtur duke shmangur një
shpërthim më të madh të këtij virusi”, theksoi Matshidiso Moeti, drejtor rajonal i OBSH-së për Afrikën.

Rasti i virusit Marburg u zbulua në rrethin Gueckedou të Guinesë, pranë kufijve me Liberinë dhe Sierra Leone.

Rastet e para të epidemisë Ebola (2014-2016) që është më e madhja në histori gjithashtu ishin
nga e njëjta zonë në rajonin pyjor të Guinesë Juglindore.

Në historinë e virusit Marburg kanë qenë 12 shpërthime të mëdha që nga viti 1967, shumica
e të cilave kanë ndodhur në Afrikën Jugore dhe Lindore.

Sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë ka ndryshuar nga 24% në 88% në shpërthimet e kaluara
në varësi të llojit të virusit dhe menaxhimit të rasteve nga vetë qeverisës.

Transmetimi i këtij virusi ndodh përmes kontaktit me lëngjet dhe indet e infektuara të trupit.
Simptomat e tij përfshijnë dhimbje koke, gjak në të vjella, dhimbje të muskujve dhe gjakderdhje
përmes grykave të ndryshme./UBTNews

Përktheu dhe përshtati: Leon Beqiri, student i Fakultetit Shkencave Politike në UBT.

Exit mobile version