Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, në konferencën e sotme statusore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, tha se sot nuk do të caktohet data për fillimin e procesit gjyqësor.
“Sot nuk do të përcaktohet data për fillimin e procesit gjyqësor. Sa më herët të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria, aq më shpejtë do të vijohet me punën e mbrojtjes”, deklaroi ai.
Prokuroria kërkoi që gjykimi të fillojë në verën e vitit 2021, ndërkaq mbrojtja konsideron se gjykimi duhet të fillojë një vit më pas, pra në vitin 2022./UBTNews