UBT News

Gudulisja e fëmijëve është e dëmshme, mos e bëni më

Gudulisja është një akt që përfshin stimullimin e trupit të një personi, zakonisht për të shkaktuar një ndjesi të këndshme, e duke shkaktuar qeshje ose lëvizje të pavullnetshme. Ajo mund të jetë formë tensioni të lehtë ose ngacmimi fizik, dhe ka një ndikim psikologjik dhe emocional.

Në ditët e sotme, ka kaq shumë rekomandime të ndryshme për rritjen e fëmijëve në mënyrë korrekte dhe ato shpesh janë të diskutueshme.

Mjekët dhe psikologët vazhdojnë të kryejnë eksperimente të reja: të analizojnë rezultatet e të tregojnë çfarë është e gabuar dhe çfarë e drejtë për rritjet e fëmijëve dhe në tekstin e mëposhtëm do të keni mundësinë të lexoni diçka që ju bën keq fëmijëve, por që mbase prindërit e bëjnë çdo ditë këtë gjë.

Prindërit sigurisht që nuk e bëjnë qëllimisht, por nga dashuria edhe mund të gabojnë, por cili është ky veprim që i bën dëm fëmijëve?

Gudulisja – Ndodh shumë shpesh që të rriturit duan t’i bëjnë fëmijët të qeshin përmes gudulisjes. Mirëpo, një studim ka zbuluar shumë vite më parë se gudulisja nuk shkakton të njëjtën ndjesi lumturie siç bën një shaka. Është vetëm një iluzion i buzëqeshjes së lumtur. Në këtë rast, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrollueshme si rezultat i refleksit. Pothuajse të gjithë njerëzit qeshin kur gudulisen. Problemi është se fëmijët qeshin, edhe nëse urrejnë të gudulisen.

Pra, kujdes mos i gudulisni më fëmijët. /UBT News/

Exit mobile version