UBT News

Gucati: U vërtetua që dokumentet që erdhën në zyret tona janë të Speciales

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara kanë shkuar sot në Zyret e OVL-UÇK-së, për të marrë dosjet e pranuara dje nga kjo organizatë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot në në konferencë për media edhe njëherë e ka ripërsëritur që Specialja është duke bashkëpunuar me Gjykatën e Serbisë. Gucati ka deklaruar se u vërtetua që këto dokumente janë të Speciales.

“Sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme në zyret e OVL e UÇK-së, kanë ardhur hetuesit e Gjykatës Speciale apo Dhomat e Specializuara që janë në Prishtinë. Dje e kemi quajtur ‘rrufeja dy’, ashtu po them se po ik ai personi anonim. Me këshillën e avokatit Gashi këto materiale i dorëzuam. Tashmë më në fund është vërtetuar se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale apo të Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë Gucati.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se dokumentet e sjella në zyrat e OVL të UÇK-së janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale, duke shtuar se edhe vetë ata e kanë pranuar se këto janë dokumente të tyre. Ai në një konferencë për media ka thënë se Gjykata Speciale është kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Exit mobile version