Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati deklaroi se sot kanë pranuar dokumente të Speciales nga një person i panjohur.
“Ne kemi deklaruar më herët që Gjykata Speciale bashkëpunon kryesisht me prokurorinë serbe dhe me Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte. Po ua tregoj dy fletë në gjuhën serbe. Milorad Veljoviq është drejtor gjeneral i policisë në Serbi që ka qenë në bashkëpunim me prokurorët e Gjykatës.”, deklaroi Gucati në një konferencë për media.
Para një jave në adresë të OVL-UÇK-së iu është drejtuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Specialen./UBTNews