UBT News

Gucati: Nuk u informova për arrestimin tim derisa erdhi EULEX-i në zyre

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati është paraqitur sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gucati deklaroi se fletarrestimi i ishte kumtuar ditën e arrestimit.

“Nuk jam informuar për arrestimin tim deri kur ka ardhur policia e EULEX-it në zyrën time. Kanë mundur të më ftojnë mua isha dorëzuar vet. S’kanë pasur nevojë të hyjnë në atë formë”, deklaroi ai mes tjerash.

Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës./UBTNews

Exit mobile version