Luftëtarët e grupit Wagner po kryejnë akte dhune dhe krime të tjera në Rusi pas kthimit të tyre nga Bjellorusia, ka thënë Instituti për Studimin e Luftës (ISW).
Instituti citoi një zyrtar rus të sigurisë, i cili tha se Andrei Troyanov, luftëtar i Wagnerit, qëlloi për vdekje një shofer të një minibusi, i cili nuk e la të kalonte në autostradë.
Moska kërkoi që të mos merren me incidentin, sipas ISW-së, pasi zyrtarët “nuk duan të merren me luftëtarët e Wagnerit”./UBTNews/