Disa prej familjeve të luftëtarëve të vdekur të Wagner-it nuk iu është treguar se burrat kishin vdekur ose se ku ishin varrosur dhe në vend të kësaj duhej të mbështeteshin në Telegram për informacion, raporton uebfaqja e pavarur ruse iStories.
Gazeta shkruan se rreth 25 persona kanë kontaktuar autorin e kanalit Telegram Titushki në Krasnodar, Vitaly Votanovsky, për informacionin për varrimin e të afërmve të tyre në Baku.
Një grua tha se kishte mësuar për vdekjen e babait të saj nga policia – jo nga Grupi Wagner.
Më pas ajo mësoi për vendin e varrimit të tij nga kanali Telegram i z. Votanovsky.
“Ne nuk e dinim se ai kishte vdekur. Ai ishte në koloninë IK-9 në Kaliningrad, ai u nis për në Ukrainë fshehurazi nga ne”, tha ajo.
Z. Votanovsky ka thënë se tani ishte në procesin e mbledhjes së emrave të të afërmve që donin të rivarrosnin luftëtarët e vdekur.
Ai tha: “Lista do të formohet së shpejti”./UBTNews/