Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar të suksesshëm sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tyre, kjo legjislaturë është më e suksesshmja e Kuvendit.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në konferencën për medie të hënën kritikoi edhe opozitën që sipas saj shpeshherë e kanë sabotuar Kuvendin.