UBT News

Grupi më i njohur i hakerëve, Anonymous, ‘i shpallë luftë kibernetike’ qeverisë ruse

Grupi i njohur i hakerëve, Anonymous ka thënë se është “zyrtarisht në luftë kibernetike kundër qeverisë ruse”, raporton redaktori global i teknologjisë së Guardian, Dan Milmo, përcjell UBT News.

Deklarata në një postim në Twitter erdhi pasi disa faqe në internet të qeverisë ruse si Kremlini dhe Duma, si dhe faqja e lajmeve RT e mbështetur nga shteti (ish Russia Today), u goditën nga të ashtuquajturat sulme të mohimit të shërbimit, DDoS.

Anonymous, objektivat e të cilëve në të kaluarën përfshinin CIA-në dhe të ashtuquajturin Shteti Islamik, shtuan në një postim tjetër në Twitter se subjektet e sektorit privat do të prekeshin gjithashtu.

Sulmi i mohimit të shërbimit (DDoS) është një përpjekje për të ndërprerë trafikun normal të një serveri, shërbimi ose rrjeti të synuar, duke e bërë të pamundur që trafiku i rregullt të arrijë në destinacionin e tij.

Sipas Craig Terron, një analist i lartë në Recorded Future, i cili monitoron kërcënimet kibernetike, faqja e RT-së mbeti “e disponueshme me ndërprerje” të enjten pasi u mbyll në orën 17:00 me orën e Moskës.

Faqja e internetit është e disponueshme me ndërprerje, me raportime të vazhdueshme të përdoruesve të që e kanë të pamundur për të hyrë në faqen e internetit, që nga ora 13:30 e Moskës më 25 shkurt.

RT tha se kishte qenë “në gjendje të zmbrapste” goditjen në serverët e saj. Ndërkaq, dje rreth orës 16:00, grupi i hakerëve Anonymous ka njoftuar në rrjetin social në Twitter se webfaqja e Ministrisë ruse të Mbrojtjes është jashtë funksionit, pas sulmeve./UBTNews/

Exit mobile version