Baduy, një komunitet prej 26 mijë banorësh në provincën Banten në ishullin Java, ndahet në dy grupe, një grup që adapton pjesërisht teknologjinë dhe një .3grup i brendshëm që shmang veshjet e jetës bashkëkohore.
Grupi i brendshëm u kërkoi autoriteteve të ndërprejnë internetin ose të devijojnë kullat e telekomit që ndodhen afër, në mënyrë që sinjali të mos depërtojë te ata.
“Kjo kërkesë është pjesë e përpjekjeve tona për të minimizuar ndikimin negativ të telefonave inteligjentë te njerëzit tanë”, shkruan përfaqësuesit e këtij komuniteti.
Ata argumentuan se kullat e telekomunikacionit që u ndërtuan pranë zonës së tyre mund të kërcënojnë mënyrën e tyre të jetesës dhe të prekin moralin e të rinjve.
Zyrtarët në rrethin e Lebakut i thanë AFP-së se e pranuan këtë letër dhe u pajtuan të bisedojnë me ministrinë e informacionit të Indonezisë për të përmbushur kërkesën.
Liria e internetit në Indonezinë konservatore me shumicë myslimane është një çështje e diskutueshme. Qeveria ka ndaluar lojërat e fatit dhe pornografinë dhe kërkon që ofruesit e internetit të filtrojnë përmbajtjen që ata e konsiderojnë të papërshtatshme./UBTNews/