UBT News

Grupi i të burgosurve palestinezë: 11 mijë të arrestuar në vitin 2023

Shoqëria Palestineze e të Burgosurve (PPS) thotë se 11 mijë palestinezë u arrestuan në vitin 2023, në mesin e tyre 1 mijë e 85 fëmijë dhe 300 gra.

Numri i të arrestuarve është i njëjtë me paraburgimet që ndodhën në vitet e para të Intifadës së dytë në periudhën 2001-2002, tha PPS.

Të paktën 5 mijë e 500 palestinezë u arrestuan pas 7 tetorit, nga ta 355 fëmijë dhe 184 gra.

Aktualisht 8 mijë e 800 palestinezë ndodhen në burgjet izraelite, nga ta 3 mijë e 291 palestinezë të ndaluar pa akuza./UBTNews/

Exit mobile version