UBT News

​Grupi i shpezëve në Hungari, ndalohet importi i shpezëve e produkteve të tyre në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas njoftimit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve se në këtë shtet është i pranishme gripi i shpezëve.

Në njoftim thuhet se ndalohet importi i shpezëve të gjalla dhe i produkteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e infektuara të shtetit të Hungarisë, përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 kilometra larg zonave të prekura.

Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën epidemiologjike dhe publiku dhe operatorët ekonomikë do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual./KP

Exit mobile version