Në një koncert në Nashville, “Coldplay” i kushtoi një version të baladës “Changes” Ozzy Osbourne, i cili ndërroi jetë në moshën 76 vjeç.
Fansat e grupit përdorën Twitter-in për të ndarë pamje nga stadiumi Nissan në Nashville.
“Ne do të donim t’ia kushtonim gjithë koncertin gjenialitetit, talentit dhe karakterit të jashtëzakonshëm të Ozzy Osbourne. I dërgojmë dashuri familjes së tij”, tha vokalisti i “Coldplay”, Chris Martin, në koncert.
Pasi interpretoi baladën, Martin tha: “Ozzy, të duam kudo që të shkosh”.
Youngblood i tha lamtumirë Osbourne, duke theksuar se nuk do e harronte kurrë e do ishte në çdo notë që këndon, pranë tij sa herë që ai ngjitet në skenë.
“Nuk mendoja se do të largoheshe kaq shpejt, herën e fundit që u takuam ishe kaq plot jetë. Kryqi yt rreth qafës sime është gjëja më e çmuar që kam. Dikur më pyete nëse kishte diçka që mund të bëje për mua dhe siç thashë atëherë, dhe do ta them edhe tani, për të gjithë ne, muzika ishte e mjaftueshme. Ti ishe më i madhi i të gjitha kohërave”, tha Youngblud.
Familja e Osbourne në një deklaratë theksoi: “Me më shumë dhimbje sesa mund të shprehin fjalët, duhet të njoftojmë se Ozzy ynë i dashur ka ndërruar jetë. Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë”.