12 organizata që punojnë me azilkërkues në veri të Francës kanë paralajmëruar zyrtarët e qeverisë franceze për “situatë katastrofike” për shkak se një numër i madh i njerëzve po përballen me kushte josanitare në pritje të ndryshimit të kushteve atmosferike derisa po përpiqen të kalojnë Kanalin për të shkuar drejt Britanisë së Madhe.
Ky paralajmërim erdhi përmes një letre drejtuar zyrtarëve të qeverisë franceze të nënshkruar nga OJQ-të, në mesin e tyre edhe L’Auberge des Migrants, Calais Food Collective, Médecins du Monde Nord Littoral, Utopia 56 dhe delegacionin Le Secours Catholique të Pas de Calais.
Vetëm gjatë dy ditëve që nga 8 nëntori azilkërkuesit patën mundësi të kalojnë Kanalin për shkak të kushteve të këqija të motit. Gjithnjë e më shumë azilkërkues po presin në Francën veriore. Pothuajse 1 mijë njerëz kaluan në 19 varka më 12 dhe 16 nëntor./UBTNews/