Një grua nga Parteshi ka raportuar në polici se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer, i janë përfshirë nga flaka gjashtë koshere me bletë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Pasjan të Parteshit, mesditën e së martës.
Ankuesja ka bërë të ditur se janë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.
“Fsh. Pasjan, Partesh 18.08.2021 – 12:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se si pasojë e një zjarrit që ka shpërthyer për arsye të panjohura janë kapluar nga flakët disa mbeturina dhe 6 koshere të bletëve pronë e viktimës duke u shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.