UBT News

Gruaja ruse dënohet me 27 vjet burg për vrasjen me bombë në kafene

Gruaja ruse, Darya Trepova është dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e blogerit pro-luftës, Vladlen Tatarsky, prillin e kaluar.

Tatarsky u vra si pasojë e shpërthimit me bombë në një statujë që i dha Trepova, teksa po bëhej gati të mbante një fjalim në Shën Petersburg. Dhjetra persona të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit.

Ndërkaq Trepova i mohoi akuzat, teksa shtoi se mendonte që kjo statujë kishte pajisje dëgjimi.

Ky është dënimi më i ashpër që u shqiptua ndaj një gruaje në historinë e Rusisë./UBTNews/

 

Exit mobile version