UBT News

Gruaja që kaloi pandeminë e vetme në Arktik

Pjesën më të madhe të njerëzve në botë pandemia i vendosi në një vetmi të detyruar, por ndryshe ndodhi me Valentina Miozzo.

Vetminë shkoi ta kërkonte në Rrethin Arktik ku ajo u shpërngul në “majën” e Norvegjisë dhe ku për rreth dy muaj nuk pa asnjë rreze dielli.

Në dhjetor dhe janar atje mbizotëron errësira e duke qene se Valentina vinte nga Italia kishte probleme për t’u përshtatur me realitetin e ri. Arsyeja e këtij vendimi ishte mbyllja e aktivitetit ku ajo punonte si një guidë turistike.

Qëllimi i këtij udhëtimi në Arktik fillimisht ishte oferta për të mirëmbajtur një shtëpi udhëtarësh. Por më pas e pa si mundësi për të vizituar vende të pa eksploruara më parë. Valentina jetoi në Kongsfjord, rreth 3800 kilometra larg nga shtëpia e saj në Modena një qytet me 185 mijë banorë, ndërsa në Kongsfjord banonin vetëm 28 persona ku supermarketi më i afërt është 40 kilometra larg.

Pak pas mbërritjes në destinacion filluan netët polare errësirë për 24 orë në ditë, kjo ishte nga përvojat më të pabesueshme ndaj tashmë ajo e ka të vështirë të qëndrojë në dritë ku që prej mesit të muajit maj e deri në mes të muajit korrik ka diell 24 orë në ditë.

Burimi: Klan News

Exit mobile version