UBT News

Gruaja nga Salvadori që kaloi nëntë vite në burg për shkak të abortit, u lirua të hënën

Një grua nga Salvadori, që kaloi pothuajse 1/3 e dënimit të saj 30-vjeçar në burg nën akuzat për ndërprerjen e shtatzënisë (abort) dhe për shkelje të ndalesës për abort, u lirua të hënën, thonë aktivistët.

Sara Rogel u arrestua në tetor të vitit 2012 pasi shkoi në spital për shkak të gjakderdhjes, që u shkaktua nga siç tha ajo, u rrëzua në shtëpi. Pastaj 22-vjeçarja u burgos për shkak se vrau foshnjen që ende nuk ka lindur.

“Sara nuk e ka merituar të burgoset”, tha aktivistja për të drejtat e grave, Morena Herrera. “Teksa po përballej me humbjen e foshnjes së saj, ajo duhej të ishte me familjen e saj. Por fatkeqësisht ajo u burgos padrejtësisht për nëntë vjet”, deklaroi ajo.

Lirimi i saj nga burgu Zacatecoluca, 35 milje (56 km) në juglindje të kryeqytetit San Salvador, u urdhërua fillimisht një javë më parë, por Rogel u detyrua të qëndronte në paraburgim derisa të kalonte një afat për zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për të apeluar lirimin e saj.

El Salvador ka një nga ndalesat më të rrepta në botë për abortin. Nuk lejon përjashtime, madje edhe në rast të përdhunimit ose nëse jeta e nënës është në rrezik, dhe dënimet me burg mund të zgjasin deri në 40 vjet./UBTNews

Exit mobile version