UBT News

Gruaja nga Palestina diplomon në moshën 85-vjeçare

Pas braktisjes së shkollës dekada më parë, Jihad Battu, një grua 85-vjeçare palestineze, ka arritur të fitojë një diplomë universitare, transmeton UBT News.

Ajo kishte ndjekur shkollën në qytetin e saj Mujaydil pranë qytetit Nazareth deri në vitin 1948 kur palestinezët përjetuan dëbime masive nga shtëpitë dhe qytetet e tyre nën sulmet e bandave hebraike. Në të njëjtin vit nëna e saj kishte pësuar probleme shëndetësore, dhe si pasojë ajo kishte ndërprerë shkollimin.

Më vonë Jihad u martua dhe lindi pesë fëmijë. Sidoqoftë, pasioni i saj për të studiuar dhe mësuar nuk u zbeh asnjëherë.

Ajo arriti të marrë disa kurse gjuhësore në arabisht, anglisht dhe hebraisht, si dhe kurse në matematikë.

Në moshën 81-vjeçare, gruaja palestineze ende plot entuziazëm për të studiuar, vendosi të regjistrohet në një kolegj për të fituar diplomën.

Në një intervistë, ajo tha se zgjodhi të studiojë Studimet Fetare për shkak të dashurisë dhe angazhimit të saj ndaj traditave dhe rregullave të religjionit./UBTNews/

Exit mobile version