UBT News

Gruaja nga Florida akuzohet për tentim vrasje ndaj Rihannës

Ivanna Lisette Ortiz, 35 vjeçe, ka mohuar akuzat për përpjekje vrasjeje dhe më shumë se një duzinë akuza të tjera, pas incidentit ku qëlloi me një pushkë semiautomatik ndaj shtëpisë së yllit pop, Rihanna në Beverly Crest, Los Angeles, më 8 mars rreth orës 13:15.

Ortiz akuzohet se qëlloi me rreth 20 fishekë duke rrezikuar jetën e Rihannës, A$AP Rockyt dhe tre fëmijëve të tyre, nënës së këngëtares Monica Fenty dhe disa të tjerëve që ndodheshin në pronën e banesës dhe një shtëpie tjetër pranë.

Askush nuk u plagos, por prokurorët theksuan se Ortiz kishte planifikuar sulmin, madje duke përdorur një parukë për t’u fshehur. Ortiz mbetet në paraburgim. Ajo përballet gjithashtu me 10 akuza për sulm me armë semiautomatik dhe tre akuza për qëllim ndaj një banese të banuar.

Seanca paraprake është caktuar për më 8 prill. Për momentin, as avokati i Ortiz dhe as përfaqësuesit e Rihannës nuk kanë dhënë komente shtesë.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Exit mobile version