Një grua që u largua nga shtëpia e saj në Alabama në moshën 20-vjeçare dhe iu bashkua grupit Shteti Islamik dhe ka fëmijë me një nga luftëtarët, ende shpreson se do të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të hyjë në burg nëse është e nevojshme dhe të avokojë kundër ekstremistëve.
Në një intervistë të rrallë nga kampi i paraburgimit Roj në Siri, ku po mbahet nga forcat kurde aleate të SHBA-së, Hoda Muthana tha se i ishte “shpërlarë truri” nga trafikantët në internet për t’iu bashkuar grupit në vitin 2014 dhe i vjen keq për gjithçka përveç djalit të saj të vogël.
“Nëse do të burgosem, do ta bëjë… Nuk do të kundërshtojë”, tha 28-vjeçarja në një intervistë për The News Movement.
“Shpresoj se qeveria ime do të më kuptoj se isha e re dhe naive”, shtoi ajo mes tjerash.
Këtë deklaratë ajo e përsëriti vazhdimisht që nga viti 2019. Por katër vite më herët, në kulmin e fuqisë së ekstremistëve, ajo ngriti zërin për ta. ISIS-i atëherë sundoi një kalifat të vetëshpallur islamik që shtrihej në afërsisht një të tretën e Sirisë dhe Irakut. Në postimet e publikuara në llogarinë e saj në Twitter në vitin 2015, ajo u bëri thirrje amerikanëve që t’i bashkohen grupit dhe të kryejnë sulme në SHBA, duke sugjeruar të shtëna me makinë ose përplasje automjetesh, kryesisht në tubime për festat kombëtare.
Në intervistën që u publikua tani, Muthana sot se telefonin ia morën dhe postimet ishin shkruar nga mbështetësit e ISIS-it.
Muthana ka lindur në New Jersey nga emigrantë jemenas dhe dikur kishte një pasaportë amerikane. Ajo u rrit në një familje konservatore myslimane në Hoover, Alabama, jashtë Birminghamit. Në vitin 2014, ajo i tha familjes së saj se do të shkonte në një udhëtim shkollor, por fluturoi për në Turqi dhe kaloi në Siri fshehurazi, duke financuar udhëtimin me çeqe të shkollimit që ajo kishte arkëtuar fshehurazi./UBTNews/