Gruaja e Alexei Navalny, Julia, sapo ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, disa orë pas raportimeve ruse për vdekjen e burrit të saj. Duke bërë atë që dukej të ishte një paraqitje e paplanifikuar në këtë ngjarje, ajo tha: “Nuk e di nëse ta besoj apo jo këtë lajm të tmerrshëm që marrim vetëm nga burime të qeverisë ruse. Për shumë vite ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së Putinit. Ata gjithmonë gënjejnë”.
Duke folur qartë dhe guximshëm, ajo tha: “Por nëse kjo është e vërtetë, dua që Putini dhe të gjithë rreth tij të dinë se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që i kanë bërë vendit tonë, familjes time. Dhe kjo ditë do të vijë shumë shpejt”.
“Dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë njerëzve që të bashkohen dhe ta mposhtin këtë të keqe”, shtoi ajo.
Fjalimi i saj u prit me duartrokitje nga publiku.