UBT News

Gruaja e Kim Jong Un shihet për herë të parë në publik që nga shtatori

Gruaja e Kim Jong Un dje bëri paraqitjen e saj të parë publike pas pothuajse pesë muajsh teksa çifti mori pjesë në një koncert të Vitit të Ri Hënor në Pyongyang.

Ri Sol Ju bëri një paraqitje të rrallë publike krah burrit të saj në një performancë arti në Teatrin Mansudae në kryqytetin e Koresë së Veriut për festën vjetore. Ata u pritën me brohoritje dhe duartrokitje teksa hynë në teatër dhe pozonin për foto.

Paraqitja e tyre erdhi pas lansimit të një filmi propagandistik ku shihet Kim teksa s’po mund të qëndronte në këmbë gjatë një vizite në një kantier ndërtimi në Phenian në gusht të vitit 2021./UBTNews

Exit mobile version