Një rast i dhunës në familje është raportuar në Drenas. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bashkëshortja e ka kanosur me thikë bashkëshortin.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për dhunë në familje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarën femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull kosovar-bashkëshortin e saj”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./UBTNews