Një grua belge që vrau pesë fëmijët e saj është eutanizuar me kërkesën e saj, 16 vjet pas vrasjeve.
Genevieve Lhermitte vrau djalin dhe katër vajzat e saj, nga tre deri në 14 vjeç, në qytetin Nivelles më 28 shkurt të vitit 2007, ndërsa babai i tyre ishte larg. Më pas ajo u përpoq të merrte jetën e saj, por nuk ia doli. Pastaj thirri shërbimet e urgjencës për ndihmë.
56-vjeçarja u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008, para se të transferohej në një spital psikiatrik në vitin 2019.
Në Belgjikë ligji lejon që njerëzit të zgjedhin të eutanazohen nëse vuajnë nga probleme “të padurueshme” psikologjike, dhe jo vetëm fizike, që nuk mund të shërohen. Personi duhet të jetë i vetëdijshëm për vendimin e tij dhe të jetë në gjendje të shprehë dëshirën e tij në një mënyrë të arsyetuar dhe të qëndrueshme./UBTNews/