Videoja e sigurimit tregon se gruaja 67-vjeçare u godit me këmbë dhe u pështy gjatë rrahjes në Yonkers, përcjell UBT News.
Një burrë u akuzua për tentativë vrasje në atë që policia e ka përshkruar si një “krim brutal urrejtjeje” kundër një gruaje aziatike në Nju Jork javën e kaluar, me videon e incidentit që tregon gruan duke u grushtuar mbi 100 herë.
Tammel Esco, 42 vjeç, u arrestua pasi e ndoqi viktimën dhe e rrahu rëndë në Yonkers të Nju Jorkut.
Në video shihet se gruaja po përpiqej të hapte derën kur u godit në kokë nga pas dhe u rrëzua në tokë.
Video tregon se ajo u godit 125 herë, u godit me këmbë dhe u pështy.
Gruaja, e cila nuk u identifikua publikisht, është në gjendje stabile dhe po shërohet në spital, tha policia. Ajo pësoi fraktura të kockave të fytyrës dhe gjakderdhje në tru./UBTNews/