Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, rreth orës 13:45, është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Imzot Nikprelaj” në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Viktima, një grua rreth moshës 80-vjeçare, është gjetur pa shenja jete.
Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pas marrjes së informatës, ekipet policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ftuar edhe mjekët emergjentë. Mjekët kanë konstatuar se gruaja nuk kishte shenja jete.
Aktualisht, Policia e Kosovës po heton me kujdes të gjitha rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe detajet e këtij rasti.