UBT News

Gripi sezonal e COVID-19 me simptoma të njëjta, numër i madh i pacientëve kërkojnë ndihmë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet numër i madh i pacientëve kanë kërkuar shërbime shëndetësore si pasojë e infektimit me gripin sezonal.

Vesa Gashi, doktoreshë e QKMF tha se është rritur dukshëm numri i rasteve me grip sezonal, duke shtuar se ka raste edhe më të rënda kur i referojnë për trajtim nga specialistët.

“Si rezultat tash i sezonit vjeshtë-dimër rritet numri i këtyre viruseve të cilat shkaktojnë infeksione të sipërme respiratore të cilat shumë shpesh po komplikohen edhe me infeksione të traktit respirator të poshtëm. Pacientët janë shtuar dukshëm është e vërtetë, ne jemi duke u munduar që sa ma tepër me ofruar shërbime shëndetësorë. Shumica e tyre kërkojnë vetëm një trajtim simptomatik, një trajtim në shtëpi, mirëpo ka raste të cilat referohen edhe në qendrat hospitalore për trajtim nga specialistët e tjerë të mjekësisë”, deklaroi ajo.

Tutje ajo ka sqaruar se pacientë i përkisnin moshave të reja, kjo për shkak se moshat e shtyra janë vaksinuar kundër gripit.

“Tash po e shohim një numër të rritur të personave të ri, të fëmijëve. Të rriturit deri të moshën 40-vjeçare”, tha ajo.

Doktoresha tutje tha se është shumë e vështirë të gjendet dallim ndërmjet gripit sezonal dhe COVID-19, ngase simptomat janë të njëjta.

“Dytë janë viruse që më tepër e prekin traktin respirator. Mirëpo janë dy viruse që i përkasin grupeve të ndryshme, kemi të bëjë me Coronavirusin dhe influenca virusin. Duke e marrë parasysh që edhe virusi korona është t’u has nëpër mutacione, është t’u e ndërru variantin edhe variantet që po shfaqen vazhdimisht të koronës, variantet e reja po e shtojnë një lloj dyshimi edhe te personeli shëndetësor. Gripin sezonal përkatësisht më së tepërmi përmes simptomave të njëjta që çdo pacient i ka të cilat janë kollitja, temperatura, djersitja, dhimbja e gjoksit gjatë kollitjes edhe një dhimbje e lehtë e fytit”, deklaroi ajo.

Exit mobile version