UBT News

Gripi nuk po ju kalon? Ja gabimet që duhet të shmangni

I dimë ushqimet që na bëjnë të ndihemi më mirë kur jemi me temperaturë, si supë pule, ose një gotë me çaj xhinxhër, por a keni menduar ndonjëherë për ushqimet që ju bëjnë një grip të përkeqësohet?

Ja cilat ushqime duhet të shmangni kur nuk ndiheni mirë:

Karamelet dhe ëmbëlsirat – Sheqeri dobëson rruzat e bardha të gjakur që janë çelësi për luftimin e infeksioneve. Mos i konsumoni as lëngjet që përmbajnë sheqer deri sa të ndiheni më mirë.

Karbohidratet – Nëse doni të hani pasta a bukë mendohuni mirë pasi treten duke u kthyer në sheqer dhe arsyen sap e thamë më sipër.

Alkooli – Ndikon drejtpërdrejtë në dehidratim. Të jeni i pa hidratuar kur sëmureni ndikon në dhimbje më të madhe në kockat tuaja.

Ushqimi djegës – Mund t’ju ndihmojë për të pastruar hundët e bllokuara. Mos e përdorni kur keni të përziera, do e përkeqësoni gjendjen.

Fast Food – Ushqimi yndyror shkakton inflamacion, duke shtypur sistemin imunitar. Ata mund të jenë më të vështirë për t’u tretur se karbohidratet dhe proteinat, mundohuni t’i shmangni nëse keni përzierje ose dhimbje barku. /UBT News/

Exit mobile version