UBT News

Gripi i shpendëve në Kinë, një i infektuar

Në Kinë është konfirmuar rasti i parë i infektimit me gripin e shpendëve. I infektuari është një 41-vjeçar.

Autoritetet nuk dhanë detaje se si ai u infektua me virusin H10N3, meqë ky virus është vështirë i transmetueshëm te njerëzit.

Banori i provincës Jiangsu, i cili u diagnostikua javën e kaluar, tani është shëruar dhe është gati të lirohet nga spitali. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Beijing njoftoi se ai ishte hospitalizuar më 28 prill, kurse u diagnostifikuar me H10N3 një muaj më vonë.

“Asnjë rast i infektimit me H10N3 te njerëzit nuk është konfirmuar në botë. Ky është rast i transmetimit nga shpendët te njeriu, dhe rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë është jashtëzakonisht i ulët”, thuhet në raport.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “në këtë kohë, nuk ka asnjë tregues të transmetimit nga njeriu në njeri”.

Në muajin shkurt Rusia raportoi rastin e parë të infektimit me këtë virus të njerëzit. Ky virus shpërtheu në vitet 2016-2017, ku mbetën të vdekur 300 persona./UBTNews

Exit mobile version