Lavrov ka thënë se ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama është fajtori për fillimin e një mosmarrëveshjeje diplomatike, pasi ai dëboi 35 diplomatë rusë pas raporteve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
Ai tha se SHBA i kishte ndërprerë bisedimet me Rusinë për dialogun strategjik dhe se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës nuk do të jenë të njëjta si më parë.
Zyrtarët nga të dy palët ishin caktuar të takoheshin në Kajro nëntorin e kaluar për të diskutuar rifillimin e inspektimeve sipas traktatit të ri të reduktimit të armëve bërthamore START, përpara se bisedimet të anuloheshin në minutën e fundit, përcjell UBT News.
Moska akuzoi Uashingtonin se refuzoi të diskutonte një axhendë më të gjerë të “stabilitetit strategjik” midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.
Lavrov tha gjithashtu se SHBA-të nuk mund të qëndrojnë të vetme kundër Rusisë dhe Kinës së bashku dhe kjo ishte arsyeja pse [SHBA] duhej të “mobilizonte plotësisht Perëndimin”.
Gjatë konferencës, Lavrov tha gjithashtu se Moska do të detyrohet të marrë masa në kufirin e saj nëse Finlanda i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s./UBTNews/