UBT News

Griep: Në rastin Thaçi janë gati 11 dëshmitarët e parë, seanca nis më 11 prill

FILE PHOTO: Kosovo's President Hashim Thaci leaves after being interviewed by war crimes prosecutors after being indicted by a special tribunal, in The Hague, Netherlands July 13, 2020. REUTERS/Eva Plevier/File Photo

Qasja në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është shumë e kufizuar dhe mundësia për të marrë informacione shtesë në lidhje me proceset gjyqësore është e limituar duke u bazuar në ligjet dhe rregulloret mbi të cilat vepron kjo gjykatë.

Sidoqoftë, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, në një intervistë dhënë gazetares së RTK-së, Majlinda Aliu, shpjegoi se fjalët fillestare të prokurorisë dhe mbrojtjes janë për t’u dhënë mundësi palëve që ta prezantojnë pasqyrën e përgjithshme të procedurave.

“Procesi fillon në rastin ‘Thaci e të tjerët’, fillon me 11 prill dhe fjalën do ta ketë prokuroria”, tha Griep.

Ajo u shpreh se sa i përket masës së paraburgimit dhe kohëzgjatjes, gjykata vepron brenda një afati të arsyeshëm, dhe sipas saj edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet e  gjysmë nga paraburgimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, gjyqtari ka konkluduar se është brenda një afati të pranueshëm.

“Edhe pse varet për secilin rast specifik, por rasti ‘Thaçi e të tjerët’, është kompleks, pasi kemi krime të shumta të supozuara, shumë pika të shumta të aktakuzës dhe për këtë gjyqtarët kanë thënë se koha e mbajtjes në paraburgim është ende e arsyeshme”, tha Griep për RTK-në.

Exit mobile version